Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ky pyetës thotë: A lejohet bartja e dorëzave dhe falja me to, sidomos kur është ftohtë?
Përgjigje: Nuk ka të keqe në këtë por nuk duhet t’i japësh mes’h atyre sikurse çorapeve dhe mesteve. Po, duhet t’i heqësh për abdes. Dhe nëse i pastron dhe i than duart, mund t’i veshësh për ngrohje dhe të falesh me to, nuk ka të keqe në këtë, po.