Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Likaat el-babul meftuh
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
”Lejohet për gratë që të falen me xhemat, porse a është kjo gjë sunnet apo mubah (e pëlqyeshme) në të drejtën e tyre? Disa dijetarë thonë se: Kjo është sunnet, e disa të tjerë thonë se: Kjo është mubah. Por më e afërta është se: Kjo është mubah, ngase sunneti nuk është i qartë në lidhje me këtë. E nëse ato falin namazin me xhemat kjo nuk ka asnjë problem e nëse nuk e falin namazin me xhemat (nuk përbën problem) ngase ato nuk janë prej atyre që e kanë detyrë namazin me xhemat.”