Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Fataua Rabigh (6), min: 39:20
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Xhemati i dytë në xhami nuk është i ligjësuar. Të gjithë Selefët të cilëve u ikte namazi me xhemat, falnin namazin vetëm. Imam esh-Shafei (rahimehullah) ka thënë në librin “el-Um”: Kemi mësuar se kur sahabëve të profetit ﷺ u iku namazi me xhemat, ata u falën veçmas. Ata kanë mundur të mblidhen si xhemat i dytë, por ata nuk e bënë këtë sepse ata urrenin që të faleshin dy xhemate në një xhami.