Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: www.alfita.com
Përktheu: Valdet Gashi
Ahmedi dhe Bukhari transmetojnë nga Enesi se ai ka thënë:
”Aishah kishte një batanije që mbulonte një nga muret e shtëpisë dhe profeti ﷺ i tha asaj:
Ai urdhëroi që brirët të mbulohen dhe batanija të hiqet. Këtu bëhet e qartë se ato e bezdisin robin gjatë namazit.
Megjithatë, nuk është transmetuar se profeti ﷺ e ka ndërprerë namazin e tij për shkak të kësaj.
Aishah transmetoi se profeti ﷺ kishte veshur një këmishë me shenja dhe ai i shikoj me bisht të syrit këto shenja. Kur përfundoi namazin ai tha:
”Jepjani këmishën time Ebu Xhehmit dhe ma sjellni rrobën e thjeshtë pa shenja sepse ajo më pengoi mua në namaz.” (Bukhari 373, 752, 5817 dhe Muslimi, 556).
Këtu ka një paralajmërim nga ai për gjërat që pengojnë robin gjatë namazit. Megjithatë, ai nuk ndërpreu namazin e tij. Kjo dëshmon se janë të ndaluara gjërat që bezdisin robin, kjo aludon poashtu se namazi nuk prishet. Pra do të thotë se namazi nuk prishet edhe pse ka bezdisje.
Paqja dhe bekimi qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.