Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Falja në tepihet me foto të objekteve

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: www.alfita.com

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është vendimi mbi namazin në një tepi me foto të xhamive, kupole në të cilat ka varre, minare e të ngjashme?
Përgjigje: Për të bërë imazhe të cilat kanë qenie të cilat nuk kane shpirt është e lejuar, por të falesh mbi një tepi në të cilën ka imazhe të cilat nuk kanë shpirt është e urryer (mekruh). Arsyeja është se robi do të bezdiset. Megjithatë, namazi është i vlefshëm sipas  një transmetimi nga Ahmedi dhe Ebu Daudi në të cilën Uthman bin Talha tregon se profeti ﷺ e thirri atë pasi që kishte hyrë në Qabe.
Ai tha: ”Unë pashë brinjë dashi kur hyra në shtëpi dhe harrova të urdhërojë që t’i mbulosh ato, pra mbuloji ato, pasi që nuk është e përshtatshme që të ketë diçka në shtëpi që e bezdis robin.” (Ahmedi).

Ahmedi dhe Bukhari transmetojnë nga Enesi se ai ka thënë:

”Aishah kishte një batanije që mbulonte një nga muret e shtëpisë dhe profeti ﷺ i tha asaj:

”Hiqe batanijen nga shtëpia jonë, imazhet e saj më bezdisën gjatë tërë namazit.” (Bukhari 374 dhe 5959).

Ai urdhëroi që brirët të mbulohen dhe batanija të hiqet. Këtu bëhet e qartë se ato e bezdisin robin gjatë namazit.

Megjithatë, nuk është transmetuar se profeti ﷺ e ka ndërprerë namazin  e tij për shkak të kësaj.

Bukhari dhe Muslimi transmetojnë nga  Aishah se profeti ﷺ kishte veshur një këmishë me shenja dhe ai i shikoj me bisht të syrit këto shenja. Kur përfundoi namazin ai tha:

”Jepjani këmishën time Ebu Xhehmit dhe ma sjellni rrobën e thjeshtë pa shenja sepse ajo më pengoi mua në namaz.” (Bukhari 373, 752, 5817 dhe Muslimi, 556).

Këtu ka një paralajmërim nga ai për gjërat që pengojnë robin gjatë namazit. Megjithatë, ai nuk ndërpreu namazin e tij. Kjo dëshmon se janë të ndaluara gjërat që bezdisin robin, kjo aludon poashtu se namazi nuk prishet. Pra do të thotë se namazi nuk prishet edhe pse ka bezdisje.

Paqja dhe bekimi qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Shpërndaje: