Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Falja pas anëtarëve të sekteve

Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Huda uen-Nur (888)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet të falemi pas një ibadijeh (pasues i sektit ibadijeh, sekt i khauarixhëve)?

Përgjigje: Siç thotë hadithi: se secili që dëshmon se nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut, e fal namazin tonë, kthehet drejt kiblës tonë dhe ha prej mishit të kafshëve që therim ne dhe ther (kafshët) për ne është musliman. Përveç kësaj, profeti ﷺ tha:

“Ajo që është në dobinë tonë është në dobi të tij, dhe ajo që është në dëmin tonë është në dëm të tij.”

Përjashtimi i vetëm është nëse ai mohon diçka të qartë në fe. Megjithëse sekti Ibadijeh është një nga sektet e devijuara të Islamit, por nuk lejohen që të akuzohen me kufër (dalje nga feja) të gjithë në një sekt të devijuar Islamik, qofshin shiitë, ibadijeh – që i përkasin khauarixhëve, murxhiave ose mutezilive. Kjo është një gjë.

Një gjë tjetër është se asnjë individ nuk duhet të akuzohet me kufër (dalje nga feja) derisa të mos ketë justifikim. Pra, nëse ky hoxhë i përket sekteve të devijuara dhe ne dëgjojmë se ai flet blasfemi dhe gjithashtu nuk ka justifikim për atë që thotë, nuk lejohet falja pas tij, pavarësisht nëse i përket sektit Ibadijeh, shiave apo ndonjë sekti tjetër.

Shpërndaje: