Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Falja pas atij që thotë se Kurani është i krijuar dhe atij që pi alkool

Imam Ebul-Husejn Muhamed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)
Tabakat-ul-Hanabilah (2/377-378)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

461 – Muhamed bin Jusuf bin et-Tabba transmetoi disa gjëra nga imami, prej tyre është:

“Dëgjova një burrë duke pyetur Ahmed bin Hanbelin: “O Ebu Abdilah, a më lejohet të falem pas një personi që pi alkool?

Ai tha: Jo.

Pastaj ai pyeti: A lejohet të falem pas një personi që thotë se Kurani është i krijuar?

Ai u përgjigj: Subhan Allah (i pa të meta është Allahu)! Unë të ndaloj të falesh pas një muslimani e ti më pyet nëse të lejohet të falesh pas një kafiri?

Shpërndaje: