Alameh Abdul-Aziz Al esh-Shejkh
Burimi: Programi i radios Nur alad-Darb
Regjistruar nga Maktabah Dar-ul-Hadith.com, 26/9-1425 ose 09/11-2004, në el-Medineh en-Nebeuijjeh.
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Unë jam në një objekt ushtarak në Algjeri e cila ka dy xhami përreth. Xhamia e parë ndodhet rreth 400 metra nga unë dhe tjetra rreth 800 metra. Imami në xhaminë e parë nuk dërgon salavate mbi profetin (salAllahu alejhi ue selem) në teshehudin e fundit kur kjo është e njohur se ky veprim është ose një shtyllë (rukn) ose një detyrë (uaxhib).
Megjithatë, besoj se ky imam beson se veprimi është vetëm (Sunnet), që është një mendim i dobët. Unë kam biseduar me të dhe i kam kërkuar që të dërgon salavate mbi profetin (salAllahu alejhi ue selem), por ai nuk pranoi ta bëjë këtë dhe atëherë mu qartësua se ai është një ndjekës fanatik i Imam Malik (rahimehullah). Cili është vendimi mbi këtë çështje dhe a është e lejuar për të falur namazin pas imamit?
Përgjigjja: Vëlla i dashur! Sa i përket dërgimit të salavateve mbi profetin (salAllahu alejhi ue selem) në namazin e detyrueshëm, dijetarët kanë tri mendime të ndryshme mbi këtë veprim:
1 Veprimi është një prej shtyllave të namazit (rukn) dhe ai që nuk e kryen atë në namazin e detyrueshëm. Namazi nuk do ti pranohet.
2 Veprimi është i detyrueshëm (uaxhib), që do të thotë se obligohesh të bësh suxhud-us-sehu (sexhden e harresës) nëse nuk e thua atë.
3 Veprimi është Sunnet.
Ky veprim është obligim ky është mendimi më i saktë.
Nëse ky imam e konsideron veprimin të jetë Sunnet dhe ti falesh pas tij, unë shpresoj se asnjë dëm nuk është bërë nga ana juaj.
Dhe në qoftë se e ndihen vetën më të qetë dhe më mirë nëse falesh në xhaminë më larg në të cilën imam dërgon salavate mbi profetin (salAllahu alejhi ue selem), bëne këtë dhe falu me xhematin.
Por mos debato me imamin e parë dhe mos shkakto probleme. Ai është i kënaqur me mendimin e tij që është thënë nga të tjerët para tij. Mos debato me të dhe mos lejo të ketë armiqësi mes jush.
Sqaroja atij arsyetimin tuaj dhe falu në xhamin tjetër në qoftë se ai nuk pajtohet me mendimin tuaj.