Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Falja pas imamit që falet ulur

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (3/136-137)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

51 – Kapitulli “Imami është caktuar për tu pasuar dhe se profeti u fal ulur gjatë sëmundjes së tij nga e cila vdiq”

Dhe i dërguari i Allahut në kohën kur ishte i sëmurë, sëmundje nga e cila vdiq, kur u priu njerëzve në namaz ndërkohë që ai ishte ulur, njerëzit pas tij ishin duke qëndruar në këmbë dhe me këtë duket sikur Bukhari do të thotë që ky ishte një rast i veçantë pasi njerëzit nuk u falën ulur sikurse imami, por u falën në këmbë. Dhe arsyeja për këtë veprim të tyre, ishte fakti që Ebu Bekri kur u priu atyre në namaz, ai e filloi faljen e namazit duke qëndruar në këmbë dhe domosdoshmërisht dhe ata duhet ta pasonin atë duke qëndruar në këmbë. Për këtë arsye, kur i dërguari i Allahut u priu sahabëve në namaz dhe ai ishte ulur ndërkohë që ata mbrapa tij qëndronin në këmbë, ai u bëri me shenjë atyre që të faleshin ulur, dhe pas namazit u tha që kur imami falet ulur, dhe xhemati pas imamit duhet të falet ulur.

Shpërndaje: