Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (105), min: 42:40-43.07
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ai që falet vetëm pas rreshtit (safit) për shkak se nuk gjen vend (në safin para tij), a është namazi i tij i saktë?
Përgjigje: Jo! Namazi i tij nuk është i saktë. Mendimi i shumicës së dijetarëve është se namazi i tij nuk është i saktë. Ndërsa sipas mendimit të Ibn Tejmijes, namazi i tij është i saktë sepse obligimi i faljes në saf bie nga ai për shkak të pamundësisë. Po!