Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (3/62-63)
Përktheu: Valet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Imam Buhari ka thënë:
30 – Kapitulli mbi vlerën e namazit me xhemat
Nëse el-Esuadit i ikte namazi me xhemat ai shkonte në një xhami tjetër.
Enesi shkoi në një xhami ku tashmë ishin falur. Rrjedhimisht, ai e thirri ezanin dhe e fali namazin me xhemat.
Buhariu (rahimehull) ka përmendur dy transmetime:
1 – Nëse el-Esuadit i ikte namazi me xhemat ai shkonte në një xhami tjetër. Këtë e bëri që të falet me xhemat.
2 – Enesi shkoi në një xhami ku tashmë ishin falur. Rrjedhimisht, ai thirri ezanin dhe e fali namazin me xhemat. Kjo dëshmon se është e lejueshme për të falur një namaz me xhemat të dytë në një dhe të njëjtën xhami.
Sa i përket ezanit që e thirri Enes bin Maliku (radij Allahu anhu), kjo bazohet në faktin se ai nuk e kishte dëgjuar ezanin. Ai mund të ketë arritur në qytet në të cilin ata tashmë ishin falur, ezanin të cilin ai vetë nuk e kishte dëgjuar për skak se kishte qenë jasht qytetit. Prandaj ai vetë e thirri ezanin. Përndryshe nuk është e ligjësuar për personin që është mbrenda në qytet të përsërisë ezanin. Ligjshmëria i një ezani të tillë bie me ezanin e thirrur në qytet.
Pra, nëse koha ka hyrë dhe ti je në udhëtim dhe më pas arrinë në një qytet pasi të jetë falur namazi, të lejohet të thërrasësh ezanin dhe ikametin edhe pse je brenda në xhami. Ky është rasti pra nëse nuk e ke dëgjuar ezanin.