Imam Shams-ud-Din edh-Dhehebi (v.748)
Burimi: Sijar A’lam-in-Nubala’ (2/118-134)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ajo ishte zonja e grave në kohën e saj dhe ishte një pjes e profetit ﷺ. Ajo ishte Umm Abiha1, e bija e zotëriut të krijesave, të dërguarit të Allahut ﷺ Ebul-Kasim Muhamed bin Abdil-lah bin Abdil-Muttalib bin Hashim bin Abdil-Manaf el-Kurejshijjah el-Hashimijjah.
Ajo ka lindur pak para thirrjes profetike dhe u martua me Imam Ali bin Ebi Talibin në muajin e Dhul-Ka’dah, ose pak më parë, vitin 2 pas betejës së Bedrit.
Ibn Abdil-Barr ka thënë: ”Ai u martua me të pas betejës së Uhudit. Ajo ja lindi atij el-Hasanin, el-Husejnin, Muhsin, Ummu Kulthum dhe Zejnebin. Ajo ka transmetuar nga babai i saj.
Nga ajo kanë transmetuar, ndër të tjer djali i saj el-Husejn, Aishja, Ummu Seleme dhe Enes bin Malik. Transmetimet e saj gjinden në gjashtë librat e haditheve.
Profeti ﷺ e donte atë, e nderonte atë dhe gëzohej nga ajo. Ajo kishte shkëlqyeshmëri të mëdha. Ajo ishte e durueshme, fetare, e mirë, e ndershme, e kënaqur dhe mirënjohëse ndaj Allahut.
Profeti ﷺ u zemërua për të, kur ai dëgjoi se Ebul-Hasani do të kërkojë dorën e vajzës së Ebu Xhehlit, gjë që ai e konsideroi të lejuar. Profeti ﷺ tha:
”Betohem në Allahun se një vajzë e profetit të Allahut nuk mund të bashkohet me të bijën e armikut të Allahut. Vërtet Fatimja është një pjesë e imja. Ajo që e mundon atë më mundon edhe mua.”
Aliu u largua nga ideja për të kërkuar dorën e saj duke e marrë në konsiderat Fatimen. Ai nuk u martua me dikë tjetër gjatë jetës së saj, e as nuk morri ndonjë skllave. Pas vdekjes së saj ai u martua dhe kishte skllave – Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy.
Pas vdekjes së profetit ﷺ, Fatimja i tha Enes bin Malikut:
”O Enes! Si lejuat vetet tuaja të derdhni dhe mbi të dërguarin e Allahut?” 2
Ai ﷺ i tha asaj në shtratin e vdekjës:
”Unë do të vdes nga kjo sëmundje.”
Ajo filloi të qajë. Pastaj ai i tha se ajo do të jetë e para nga familja e tij që do të bashkohet me të dhe se ajo është zonja e grave të këtij umeti.
Kjo e bëri atë të qesh dhe ajo nuk i tregojë askujt për këtë. Kur profeti ﷺ kishte vdekur, Aisha e pyeti atë në lidhje me këtë dhe ajo i tregojë në lidhje me sekretin që ja kishte treguar Fatimes.3
Kur babai i saj ﷺ kishte vdekur, Fatimja shpresojë se do ta trashëgojë babain e saj. Ajo shkoi tek Ebu Bekr es-Sidiku dhe kërkojë këtë prej tij. Atëherë ai i tregojë asaj se ai e kishte dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
”Ne [profetët] nuk trashëgohemi. Ajo që kemi lënë pas nesh është bamirësi.” 4
Ajo mori e me të keqë këtë por zuri veten nga kjo me kalimin e kohës.
Ajo vdiq rreth pesë muaj pas vdekjes së profetit ﷺ. Ajo ishte 24 ose 25 vjeç. Më e vjetra që është thënë është se ajo ishte 29 vjet. Ndërsa mendimi i parë është megjithatë më i sakti.
Ajo ishte më e re se Zejnebi, gruaja e Ebul-As bin er-Rebis, dhe Rukajjah, gruaja e Uthman bin Affanit. Pasardhësit e profetit ﷺ pushuan nga të gjitha drejtimet, përveç nga ana e Fatimes.
ez-Zubejr bin Bakkar ka thënë: ”Pasardhësit e Zejnebes vdiqën.”
Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) ka thënë:
”I dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) shikoi në Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Husejnin dhe tha:” Unë jam në luftë kundër atyre që luftojnë kundër jush dhe jam paqe për ata që kanë paqe me ju.” 5
Ebu Seid el-Khudri ka raportuar se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Askush nuk na urren neve, Ehl-ul-Bejtin vetëm se Allahu do ta fusë në zjarr.” 6
Hudhejfe tregon se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Një engjëll zbriti dhe më dha lajmin e mirë se Fatimja është zonja e grave të xhenetit.” 7
Ibn Abasi transmeton se profeti ﷺ ka thënë:
”Gratë më të mira të xhenetit janë Khatixhja dhe Fatimja.” 8
Ajo lindi vajzat, Umu Kulthum, gruan e Umer bin el-Hatabit, dhe Zejnebin gruan e Abdullah bin Xhafer bin Abi Talibit.
Ibn Abasi ka treguar se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Gratë më të mira të xhenetit janë Hadixhjah bint Khuvejlid, Fatime bint Muhammed, Merjemja dhe Asijah.”
Aisha ka thënë: ”Fatimja jetojë gjashtë muaj pas profetit ﷺ dhe u varros gjatë natës.” 9
Ebu Xhafer el-Bakir ka thënë: ”Ajo ishte 28 vjeç kur ajo vdiq. Ajo ka lindur kur Kurejshët rindërtuan Qaben. ”
Ai gjithashtu tha:
”Xhenazen e saj e pastrojë Aliu.”
1 Në ‘el-Isabah ”(13/71) dhe ”Usd-ul-Ghabah”(7/25) shkruan se llagapi i saj ishte Umm Abiha (nëna e babait të tij).
2 el-Buhari (8/113).
3 El-Buhari (6/462).
4 El-Buhari (6/139).
5 Ahmedi (2/442).
6 el-Hakim (3/150) i cili e konsideroi të saktë po ashtu edhe Dhehebiu.
7 el-Hakim (3/151) i cili e konsideroi të saktë po ashtu edhe Dhehebiu.
8 Ahmedi (1/293) dhe el-Hakim (2/594) të cilët e konsideruan autentike dhe edh-Dhehebi u pajtua.
9 Al-Hakim (3/162).