Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fëmija dëshmon kundër prindit në gjykatë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (81 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Cili është gjykimi që i biri të dëshmojë kundër babait dhe ta turpëroj atë?”

Përgjigje: ”Është e detyrueshme për birin ose bijën që të dëshmojë kundër atit të tyre në gjykatë (kur është nevoja).

Allahu Te ala ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُونُواْ قَوَّامِينَ بِالْقِسْطِ شُهَدَاء لِلّهِ وَلَوْ عَلَى أَنفُسِكُمْ أَوِ الْوَالِدَيْنِ وَالأَقْرَبِينَ

O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të Allahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve.” 4:135

Ndërsa është e ndaluar ta turpëroj atë. Sepse është e panevojshme, dhe se ky është një trajtim i keq i prindërve.”

Shpërndaje: