Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Fëmijët e mi dëshirojnë që unë të blej antenë satelitore që të shohim kanale të ndryshme. A është e lejuar që ta blej një të tillë?
Përgjigje: Mos e bëjë këtë veprim. Bindu tek Allahu. Ju jeni përgjegjës për ata dhe jeni kujdestari i tyre. Gjithashtu jeni përgjegjës edhe para Allahut. Ju jeni sikurse një bari për familjen tuaj dhe çdo bari është përgjegjës për kopenë e tij, pasi që ata janë fëmijët tuaj dhe jetoni në një shtëpi. Ti nuk duhet t’i bindesh atyre në atë që është mosbindje ndaj Allahut. Mos u´a sjell atyre atë që mund t’ua shkatërrojë atyre fenë dhe karakterin, edhe nëse fqinjët posedojnë një gjë të tillë. Ju nuk jeni përgjegjës për ata! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë nëse jeni në rrugë të drejtë.
Allahu thotë në Kuran:
”O ju që keni besuar, ruajeni veten tuaj. Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve nëse jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është tek Allahu dhe Ai ju njofton për atë që keni vepruar.” 5:105
Nëse njerëzit nuk e pranojnë të vërtetën, ti duhet ta përmbushësh obligimin tuaj ndaj familjes tënde.
Allahu thotë:
”Urdhëro popullin tënd të falin namazin dhe jini këmbëngulës në këtë!” 20:132
”O ju, që keni besuar! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” 66:6
O rob i Allahut, kjo është një sprovë. Sprovat kërkojnë mirëkuptim durim dhe këmbëngulje. Ne nuk duhet t’i bindemi njerëzve tjerë, qofshin ato gratë tona, apo fëmijët tanë në mëkatarë.