Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fëmijët duhet të urdhërohen të agjërojnë në moshën shtatë vjeçare

Imam Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz (v. 1420)
Burim: http://binbaz.org.sa/mat/431
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Djali me aftësi dalluese a duhet të urdhërohet të agjërojë? A është i vlefshëm agjërimi nëse ai bëhet i pjekur seksualisht gjatë agjërimit?

Përgjigje: Nëse djemtë dhe vajzat janë shtatë vjeç duhet të urdhërohen të agjërojnë në mënyrë që të mësohen me agjërimin. Kujdestarët e tyre janë të obliguar që t’i urdhërojnë ata në të njëjtën mënyrë sikurse i urdhërojnë të falin namazin. Kur arrijnë pubertetin, obligohen me agjërim. Nëse ata bëhen seksualisht të pjekur gjatë agjërimit, dita që kanë agjëruar është e vlefshme. Nëse djali i mbush pesëmbëdhjetë vjet në mesditë, ajo ditë që ka agjëruar është e vlefshme..

Fillimi i ditës ishte vullnetar dhe mbarimi ishte i detyrueshëm nëse ai nuk është bërë tashmë i pjekur seksualisht përmes daljes së qimeve përreth organit gjenital ose ejakulimit. E njëjta gjë vlen edhe për vajzat puberteti i të cilave vërtetohet nga një faktor i katërt, përkatësisht periudha menstruale.

Shpërndaje: