Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Bejan-ul-Ma’ani fi Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani, fq. 27
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Muhammed Abdullah bin Ebi Zejd el-Kajrauani (radijaAllahu anhu) ka thënë:
Është transmetuar se ata duhet të urdhërohen të falen kur janë shtatë vjeç dhe të rrahën nëse nuk falen kur janë dhjetë vjeç dhe shtretërit e tyre duhet të ndahen. Kështu duhet ti mësohet atyre ajo që Allahu i ka obliguar robërit.
Shpjegimi
Profetët ﷺ thanë:
”Urdhëroni fëmijët tuaj me namaz kur ata janë shtatë vjeç, dhe i rrihni për të kur ata janë dhjetë vjeç dhe ndani dyshekët e tyre.”
Shtatëvjeçarët duhet vetëm të urdhërohen vetëm. Shtatëvjeçarët kanë dallueshmëri dhe njohuri.
Kur dhjetëvjeçarët nuk duan të falen për shkak të përtacisë, ata duhet të rrahën. Atëherë ata ose janë afër pubertetit apo edhe të pjekur seksualisht. Prandaj, fëmija më i vogël nuk duhet të rrahet nëse nuk falet, sepse nuk është i obliguar me namaz. Megjithatë, ai duhet të edukohet me namaz. Në fund, profeti ﷺ ka thënë:
“dhe ndani dyshekët e tyre.”
Mos lejo të flenë pranë njëri-tjetrit. Ekziston rreziku që shejtani ia zbukuron mëkatet atyre në mënyrë që ata të sprovohen. Kjo vlen për djemtë dhe vajzat. Djemtë nuk duhet të jenë pranë djemve, vajzat nuk duhet të jenë pranë vajzave dhe djemtë nuk duhet të jenë pranë vajzave. Fëmijët duhet të kontrollohen dhe të mos lënë pas dore.
Këtu, pra, kemi tre çështje kryesore:
1 – Fëmijët duhet të urdhërohen të falen në mënyrë që ata të mësohen me namaz. Megjithatë, vetë namazi është vetëm vullnetar për ta. Ata nuk duhet të rrahën nëse nuk falen, sepse nuk kanë braktisur diçka që janë të detyruar për ta bërë. Namazit të tyre i përket gjithashtu abdesi. Atyre gjithashtu duhet ti mësohet abdesi dhe duhet të marrin abdes.
2 – Dhjetëvjeçarët që nuk falen duhet rrahur. Sepse ata ose janë afër pubertetit ose madje edhe janë pjekur seksualisht. Ata duhet të dënohen sepse kanë braktisur një obligim.
3 – Dhjetëvjeçarët gjithashtu rrezikojnë të mbushen me epsh. Prandaj, shtretërit e tyre duhet të ndahen. Kjo është një nga dëshmitë se nuk lejohet përzierja mes burrave dhe grave.
1 Ebu Davudi (495). Hadithi është autentik. Shih “Nasb-ur-Rajah” (1/298) me formulime të ngjashme.