Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=VV52TqK6oNk
Min: 46:10
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet dërgimi i fëmijëve muslimanë në kopshte dhe shkolla në vendet e kufarëve?
Përgjigje: Nuk i përket një muslimani t’i dërgoj fëmijët e tij tek kufarët për të mësuar ose për edukim. Sa do të butë dhe tolerant që të jenë kufarët.
Allahu thotë:
“Ata dëshirojnë që edhe ju të blasfemoni ashtu siç kanë blasfemuar vetë dhe të bëheni të njëjtë me ata.” En-Nisa, 4:89
“As jehudët, as nasarat nuk do të jenë të kënaqur me ty derisa të pranosh besimin e tyre. Thuaju: “Vetëm udhërrëfimi i Allahut është i drejtë!” El-Bekare, 2:120
Prandaj nuk është e lejuar që muslimanët t’i dërgojnë fëmijët e tyre në vendet kufare.
Sa u përket grave, nuk u lejohet t’i dërgoni ato pavarësisht moshës në vende që nuk përputhen me moralin Islam. Për fat të keq morali Islamik ka filluar të fishket në botën Islame. Pastaj nuk po flas vetëm për ruajtjen e grave por edhe për shprehjet se si i flitet gruas. Ata thonë: “Zonja dhe zotërinj”. Grave iu drejtohen para burrave. Ky nuk është edukim islam. Profeti ﷺ urdhëroi që gratë të mos jenë para burrave:
“Rreshti më i mirë i burrave (në namaz) është i pari dhe më i keqi është i fundit. Rreshti më i mirë i grave është i fundit dhe më i keqi është i pari.” Nesai (5127).
Kjo ka të bëjë me namazin. Aq më larg të jetë gruaja nga burrat aq më mirë është.
Pyetje: Si qëndron puna nëse muslimanët tashmë jetojnë në perëndim?
Përgjigje: Nëse ata tashmë jetojnë në perëndim dhe nuk ka alternativë tjetër përveçse të lejojnë fëmijët të shkojnë në shkollat perëndimore dhe prindërit janë në gjendje të korrigjojnë atë që nuk është e shëndoshë me të cilën përballen fëmijët dhe t’u japin atyre arsimimin e duhur Islam, atëherë kjo lejohet.