Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fëmijët nuk zgjohen për namaz dhe kërkojnë tv-satelitor

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “Unë jam një nënë e vetme me djemt dhe vajzat e mia. Babai i tyre ka vdekur. Më duket e vështire që t’i zgjojë ata për namazet veçanërisht për namazin e sabahut. Çfarë duhet të bëjë? Gjithashtu, ata duan që unë të blejë një tv-satelitore, dhe në qoftë se unë nuk e blejë, ata më kërcënojnë që të shkojnë për pushime verore. Mund ta dini shumë mirë se çfare ndodh në këto vende prej mëkatëve dhe të shoqërive të këqija. Me çfarë më këshilloni?”
Përgjigje: “Mos i lejo ata të qetë në këtë reagim por vazhdo që t’i zgjosh ata për namaz dhe këmbëngul në mënyre që Allahu t’i bëjë ata që ta duan namazin. Nëse ti i braktis ata, ata do të bëhen edhe më dembela. Edhe pse është e veshtirë, mirëpo ti duhet të këmbngulësh. Patjetër se do të shpërblehesh për të.

Ndërsa në lidhje me telivizionin, duhet që t’i mbashe larg prej tij. Ajo është një e keqe që shkatërron. Përveç kësaj, ti duhet t’i ndalosh ata të shkojnë ne pushime verore. Kërko ndihmë nga Allahu dhe pastaj nga të afërmit e tyre. Kujdesu për ta dhe mos i lerë të shkojnë.
Mos sjell të keqen në shtepin tënde. Kjo kërkon luftë, vështirësi e durim. Por mos harro dhe shpreso se Allahu do të ndihmojë.”

Shpërndaje: