Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fëmijët tuaj janë pasuria juaj më e madhe

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=tRS_Gt3FvH8

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ti o baba!

Ti duhet ti përcjellësh dhe ti vëzhgosh fëmijët e tu edhe jashtë shtëpisë.

Ku shkojnë? Me kë rrinë?

Pyeti mësuesit dhe kujdestarët për sjelljen dhe orientimet e fëmijës dhe për shoqërinë e tyre.

Pyeti ata! Përcilli dhe vëzhgoji jashtë shtëpisë sepse kjo është përgjegjësia jote si në shtëpi, po ashtu edhe jashtë saj.

Dhe pa dyshim kjo është një përgjegjësi e madhe dhe e rëndë. Megjithatë, Allahu të ndihmon në realizimin e kësaj përgjegjësie nëse synimet e tua janë të sinqerta. Nëse fëmija sheh vendosmërinë tënde dhe e di se ti e vëzhgon atë, ai do të jetë më i kujdesshëm dhe do të ndjekë atë në të cilën ti e udhëzon.

Por në qoftë se në vend të kësaj, ai e di se ti nuk pyet për të dhe nuk shqetësohesh, atëherë ai do të jetë i humbur në mes  shtëpisë dhe shkollës. Dhe ka nga ata që i rrëmbejnë fëmijët, më pas u shpërndajnë drogë, cigare dhe pije dehëse të tjera. Dhe ata fusin në ta mendime të këqija, kjo mund të ndodhë në shkollë ose jashtë shkollës. Pra ti je përgjegjës për ta. Si baba i tyre, ti je përgjegjës për ta.

Vëzhgoji ata dhe zgjidh për ta një shkollë të duhur që të jetë e themeluar në korrektësi, që nga drejtori i saj dhe te mësuesit e nxënësit.

Zgjidhe një vend të përshtatshëm për fëmijën tënd, sepse ti je përgjegjës për të. Allahu të ndihmoftë dhe të dhëntë sukses.

Mos thuaj se unë jam i zënë me punën time e ai është i zënë në punën e tij!. Të kujdesesh për tregtinë dhe pasurinë dhe të angazhohesh për mbrojtjen dhe shtimin e saj dhe nuk mbron fëmijët e tu?!

Me të vërtetë, fitimi juaj i vërtetë në biznesin tuaj, janë fëmijët tuaj, pa dyshim. Nëse i edukon dhe i orienton ata, atëherë ata do të jenë tregtia jote fitimprurëse e vërtetë tek Allahu (subhanehu te ala), sepse ata do të luten për ju pas vdekjes suaj dhe ata do të jenë pasardhësit tuaj që do të jenë përgjegjës për pasurinë dhe familjen tuaj.

Nëse i drejton ata duke i edukuar, atëherë ata në këtë mënyrë do të jenë pasardhësit më të mirë të paraardhësve më të mirë. Megjithatë, nëse i neglizhon ata, atëherë ata do të jenë keqardhje për ty, qofsh i gjallë apo i vdekur.

O rob i Allahut! Kije frikë Allahun në lidhje me fëmijët e tu. Dhe kryeje përgjegjësinë për kujdestarinë që të është dhënë nga Allahu, sepse do të pyetesh për këtë në ditën e gjykimit.

“Secili prej jush është bari dhe secili prej jush është përgjegjës për kopenë e tij.”

Shpërndaje: