Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fëmijëve duhet t’u sqarohen gabimet në besim në planin mësimor

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika el-Bab el-Maftuh (18 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: Cila është detyra e mësuesit i cili gjen disa gabime në menhexh në planin mësimor? A duhet t’ua qartësojë ato nxënësve apo t’i kaloj p.sh. mësimin? Inspektori ka thënë se nuk lejohet për të kapërcyer diçka, e as t’u sqarohet ndonjë gjë që është gabim nxënësve.

Përgjigje: Çfarë gabimi p.sh.?

Pyetësi: Çfarëdo gabimi qoftë, ai thotë se gabimet duhet t’i dërgohen ministrisë, (nuk dëgjohet audio).

Përgjigje: Po. Në lidhje me çështjet ku lejohet bërja ixhtihad. Nëse plani mësimorë ka gjëra që kundërshtojnë konkluzionet tuaja, ti nuk duhet të ndryshosh ato sepse ti nuk e di nëse ti ose tjetri ka të drejtë. Ti nuk je i dërguar që merr shpallje në mënyrë që të mund të thuash se mendimi juaj është i saktë dhe tjetri është gabim.

Nëse çështja nuk pranon ixhtihad, siç janë çështjet e besimit, ti obligohesh t’ua sqarosh ato. Ti obligohesh t’ua sqarosh ato. Por nuk mjafton vetëm t’ua sqarosh ato nxënësve. Ti gjithashtu duhet t’i shkruash përgjegjësve në ministri. Nëse kjo nuk jep fryt, shkruaji dijetarëve. Kjo vlen në lidhje me besimin. P.sh. nëse gjen në libër se Allahu -subhanehu ue te ala- e krijoi Kuranin dhe nuk e zbriti atë. Kjo nuk lejohet të pranohet. Ndërsa, unë mendoj se në ciklin e ulët mësimor nuk gjenden gjëra në plan program që bien në kundërshtim me besimin Islam.

Shpërndaje: