Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Feminizmi është i mallkuar      

Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Adhua-ul-Bejan  (2/224)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ju gra të cilat përpiqeni të jeni si burrat në të gjitha nivelet, duhet të dini se jeni femra që mundoheni t’u ngjasoni burrave, dhe kështu jeni të mallkuara sipas Kuranit dhe sunnetit. E njëjta gjë vlen edhe për meshkujt që përpiqen t’i ngjajnë femrave. Poeti kishte të drejtë kur tha:

Nuk çuditem me gratë që duan t’u ngjajnë burrave,

por edhe më e çuditshme është me meshkujt që duan t’u ngjajnë grave

Kjo ideologji mosbesimtare, e gabuar dhe e ulët, që thërret në barazinë gjinore në të gjitha nivelet, e cila kundërshton logjikën, shqisat, shpalljen hyjnore dhe ligjin e Krijuesit, është e prishur dhe cenim për sistemin e shoqërinë njerëzore. Këtë e shohin të gjithë, përveç atyre që Allahu ua ka marrë largpamësinë. Allahu i ka dhënë gruas cilësi të veçanta për të ndihmuar në ndërtimin e shoqërisë njerëzore dhe për të cilën askush tjetër nuk është e përshtatshme. Është ajo që mbetet shtatzënë, lind, i jep gji fëmijës, i edukon fëmijët dhe kujdeset për shtëpinë ku ajo gatuan, bën brumë, pastron dhe bënë gjëra të tjera. Këto gjëra me të cilat ajo e ndihmon shoqërinë njerëzore brenda shtëpisë së saj, e mbuluar dhe mbrojtur dhe e ndershme me vlera njerëzore, ku këto punë nuk janë më pak se roli i meshkujve në fitimin e furnizimit.

Mosbesimtarët dhe ndjekësit e tyre injorant pohojnë se gruaja e ka të drejtën të punojë jashtë shtëpisë sikurse burri. Megjithatë, një grua nuk mund të bëjë asgjë të rëndë në kohën e shtatzënisë, gjidhënies dhe lehonisë. Në qoftë se edhe ajo edhe burri i saj do të dalin për të punuar, atëherë do të humbin shërbimet shtëpiake, të vegjlit humbasin kujdestarinë e tyre dhe gjidhënien, dhe burri i saj nuk e gjen tryezën të servuar kur ai vjen në shtëpi nga puna.

Shpërndaje: