Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fëmiu vdes si pasojë e gëlltitjes së të vjellurës gjatë ushqimit me gji

”Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva ” nr 20486

Kryetar: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz

Nënkryetar: Alameh Salih bin Abdil-Aziz bin Abdilah Al esh-Shejkh

Anëtar: Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Anëtar: Alameh Abdullah bin Gudejjan

Anëtar: Alameh Bekr Ebu Zejd

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Para dy vitesh, një grua kishte një vajzë e cila ishte rreth shtatë muajsh. Derisa ishte duke fjetur, dhe duke e ushqyer me gji foshnjën e saj rreth orës 4 të mëngjesit, nëna zbuloi se foshnja e saj kishte vdekur. Për më tepër, ajo gjeti njolla gjaku në gjoksin e saj si dhe ne gjiun e saj si shkak i të vjellurës së fëmijës. Kur ata shkuan në spital, mjeku u tha se foshnja ka vjellur deri sa ka qen në gji dhe i është kthyer e vjellura prap në fytin e saj si pasoj është mbytur nga e vjella, dhe nuk i është dhënë ndihmë. A obligohet e ëma që të bëjë kefaret (shlyerje të mëkatit)?”

Përgjigje: “Nëse realiteti është ashtu siç u përmend, nëna është e obliguar të bëjë kefaret për vrasjen e njeriut pa dashje, sepse ajo ishte shkaktare për vdekjen e fëmijës së saj duke vendosur gjirin në gojën e fëmijës ashtu siç na u përshkrua. Në këtë rast kefareti është lirimi i një robi besimtar, dhe nëse ajo nuk mund ta bëjë këtë, (atëherë) ajo duhet të agjëroj dy muaj rresht do të thotë 60 ditë.

Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi profetin Muhammed, familjen dhe shokët e tij.”

Shpërndaje: