Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Femra e cila detyrohet të operohet tek një kirurg mashkull

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Vajza ime është e detyruar të operohet në afërsi të pjesëve të turpshme të trupit. Siç e dini, në spitalet shtetërore në kirurgji punojnë meshkujt, ndërsa spitalet private janë të shtrenjta.  Çfarë më këshilloni mua në lidhje me këtë, Allahu ju shpërbleftë me të mira?”

Përgjigje: “Një gjë e tillë është e lejuar vetëm në raste urgjente. Nëse nuk mund të gjeni mjeke të specializuar e cila mund të kryej operimin e domosdoshëm, s’ka asnjë të keqe në këtë.

Por nëse ju gjeni ndonjë spital tjetër ku punojnë femrat të cilat e kryejnë punën në mënyrën e duhur, nuk të lejohet ta dërgosh atë për shërim tek burrat. Pra, kjo është e lejuar vetëm në raste urgjente.”

Shpërndaje: