“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Femra e reklamon veten në gazetë

“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 17930

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë është gjykimi që femrat të cilat vënë shpallje nëpër gazeta dhe revista, në të cilat ato e përshkruajnë veten e tyre për ata që dëshirojnë ta kërkojnë për martesë?”

Përgjigje: “Që një femër të vë shpallje, duke përshkruan veten e saj, kjo është në kundërshtim me moralin dhe gjendjen e fshehtë që ajo duhet ta ketë. Kjo nuk i përket as traditave të femrës Islame. Andaj është e detyrueshme të shmangurit nga kjo dukuri. Përveç kësaj, kjo vepër vije në konflikt me përgjegjësisë e kujdestarit të femrës. Pasi që kërkesa për martesë duhet të kalojë nëpërmjet atij dhe asnjë hap në këtë drejtim nuk merret pa miratimin e tij.”

Shpërndaje: