Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilet-ul-Huda uen-Nur (542)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Prindërit e vajzës, e ndalojnë atë që të dalë e të mësojë dituri të nevojshme që islami e ka obliguar. Ndërsa ajo nuk i bindet prindërve të saj dhe del nga shtëpia pa pëlqimin e tyre. Çfarë është gjykimi për këtë veprim të saj?”
Përgjigje: “Ku shkon ajo për të mësuar?”
Pyetësi: “Në xhami.”
Përgjigje: “Kush jep mësim në xhami?”
Pyetësi: “Një student i cili ka njohuri në Kur’an dhe Sunnet.”
Përgjigje: “A është pikërisht kjo dituri (të cilën ajo e mëson) e detyrueshme për të gjithë myslimanët?”
Pyetësi: “Po.”
Përgjigje: “Kemi thënë edhe më parë, se dituria e cila është e detyrueshme për të gjithë myslimanët, mund të ndryshojë nga një person një person tjetër. Nëse një mësues shpjegon një libër nga lëmi i Fikhut, nuk do të thotë se është e detyrueshme që të gjithë myslimanët të marrin pjesë në ato mësime. Ndoshta dikush ka nevojë për këtë dituri në krahasim me dikë tjetër.
Nëse një grua del nga shtëpia pa lejen e burrit për të kërkuar dije të cilën e ka obligim, ajo nuk konsiderohet të jetë e pabindur ndaj burrit të saj. Gjithashtu, nëse femra del nga shtëpia pa dëshirën e babait të saj për të kërkuar dije të cilën e ka obligim, kjo vepër nuk konsiderohet të jetë mëkat. Në fakt, ajo nuk duhet t’i bindet babait të saj në braktisjen e kësaj diturie.”