Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fikhu i pakicave muslimane në Europë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Min Edeb-il-Mufti uel-Mustafti
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Allahu të shpërbleftë me të mira! Në vitet e fundit është shfaqur një gjë që i thuhet “Fikhu i pakicave muslimane” (dispozitat fetare rreth pakicave muslimane). Ata thonë se ajo që jepet si fetva, për shembull në Arabinë Saudite apo ndonjë vend Islamik nuk duhet të zbatohet mbi muslimanët që jetojnë në Europë. Ata duhet të kenë një fikh të veçantë.

Përgjigje: Muslimanët kudo qofshin i referohen Kuranit dhe sunnetit, muslimanët kudo qofshin, qofshin këtu apo atje i referohen Kuranit dhe sunnetit dhe dijetarëve.

Pakicat nuk kanë fikh të tyre (të veçantë) dhe dispozita të tyre (të veçanta) që ndryshojnë nga dispozitat e muslimanëve të tjerë. Jo! Dispozitat janë të njëjta. Dispozitat janë të njëjta dhe referenca është një, Kurani dhe sunneti. Fikhu i muslimanëve nuk duhet të ndahet në mënyrë që pakicat të kenë një fikh të tyre të veçantë dhe të tjerët një tjetër. Kush e thotë këtë? 

Këtë nuk e thotë askush përveç injorantëve.

Shpërndaje: