Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Data e fetvas 10/10-1428 ose 21/10-2007
Ligjërata: Et-Tekfir bejnel-Ifrat uet-Tefrit
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Kush vepron shirk, si për shembull të lutë dikë tjetër pos Allahut për shërimin e të sëmurit, a themi se ky person është mushrik (idhujtar) apo thuhet se veprimi i tij është shirk (idhujtari), duke pasur parasysh se personi thotë la ilahe ilall-llah, agjëron dhe bënë haxhin?”
Përgjigje: “Nëse ai nuk ka ndonjë justifikim i cili e largon shirkun nga ai, atëherë ai është mushrik. Megjithatë, nëse ai është injorant ose pason dikë verbërisht, apo ka keqkuptuar diçka që ai beson se është e saktë, këtij duhet t’i sqarohet kjo çështje.
Nëse ai përsëri vazhdon në mënyrën e vet, konstatojmë se ai është mushrik, pasi që nuk ka arsye të vazhdojë ashtu.”