Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Feuzan në lidhje me librin e Kardavit “Hallalli dhe Harami”

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: el-I’lam bi Nakd Kitab-il-Halal uel-Haram, fq. 3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Është përgjithësisht e njohur se muslimanët në këtë kohë janë duke përjetuar sprova, për shkak të rrymës të civilizimit të helmuar perëndimor dhe të gjitha moraleve dhe zakoneve që kundërshtojnë shumë prej dispozitave të fesë tonë. Është e detyrueshme për muslimanët në përgjithësi dhe dijetarët në veçanti, që t’i dalin ballë kësaj rryme të ndyrë për të mbrojtur fenë dhe për të penguar dyshimet. Në vend që të marrin këtë qëndrim fisnik, ne gjejmë për fat të keq se, si disa nga dijetarët tanë dhe shkrimtarët përhapin shumë prej këtyre gjërave të koha të ardhura nga jashtë, dhe kërkojnë atë që mund t’i justifikojë ato edhe në qoftë se kjo do të jetë në dëm të fesë. Si rezultat, ata filluan të hulumtojnë ato mendime të çuditshme dhe gabimet e dijetarëve, për të pasur mbështetje në atë që veprojnë.

Një nga këta është autori i librit “el-Halal uel-Haram”. Libri i tij përmban një pjesë të madhe të saj. I kam vënë në dukje gabimet e tij në këtë libërth, që u botua për herë të dytë.

autori

27/4-1396 ose 26/4-1976

Shpërndaje: