Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Is’hak El-Huvejni ka thënë:
Ndërsa personi që këmbëngul në mëkat, dhe e di se ajo vepër është mëkat, ky person është mustehil (e konsideron të lejuar atë që Allahu e ka ndaluar), ky është mustehil, dhe kufri i tij është i qartë.
P.sh. nëse thotë: ”Unë e di që kamata është haram, por unë do të marrë kamatë. Zinaja është haram, por unë do të bëjë zina.”
Ky e ka konsideruar të lejuar mëkatin në mënyrë të qartë. Nuk ka dyshim në kufrin e këtij personi.” (Audiokaseta Shurut-ul-Amal-es-Salih).
Pyetje: A nuk është e vërtetë se personi që vazhdon në mëkate të mëdha, megjithëse këshillohet ai vazhdon, a është kjo dëshmi se ai e konsideron të lejuar atë mëkat për shkak se ai nuk vazhdoi në atë mëkat të madh vetëm pasi e konsideroi të lejuar?
Feuzan: Jo, o vëllai im, nuk gjykohet mbi të se ai e konsideroi të lejuar mëkatin deri sa të thotë me gojë se ky veprim (mëkat) është i lejuar.
Ndërsa sa i përket personit që e bën atë, atëherë shejtani e josh atë, po ashtu epshet dhe dëshirat e joshin atë. Ne nuk gjykojmë mbi të se ai e konsideron të lejuar atë mëkat vetëm për shkak se ai është këmbëngulës dhe vazhdon në të. Po.