Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–07041434.mp3
Data: 7/4-1434 ose 17/2-2013, min: 1.11.19
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Disa thonë se pakicat muslimane në perëndim, nuk duhet të paralajmërojnë kundër grupeve të devijuara, dhe “se ata duhet të bashkohen në atë që janë dakord dhe justifikojnë njëri-tjetrin në atë që ata nuk pajtohen”. Sepse nëse flasim kundër atyre grupeve do të shkaktonim përçarje dhe irritim te jomuslimanët.. A është e vërtetë ajo që thonë ata?
Përgjigje: Shprehja është e njohur. Ata ia atribuojnë Hasan el-Bennës. Unë mendoj se është në librat e tij. Kjo është gabim. Të arsyetojmë njëri-tjetrin në atë që nuk pajtohemi? E për çka nuk pajtohemi, atëherë? Nëse kjo është lidhur me besimin nuk na lejohet të justifikojmë njëri-tjetrin. Në parim, mospajtimi midis nesh dhe atyre është lidhur me besimin. Nëse kjo është në diçka tjetër përveç besimit, është e mundur që ne të kemi tolerim. Mospajtimet brenda besimit nuk pranohen. Ne nuk duhet të justifikojmë njëri-tjetrin lidhur me të. Kjo nuk lejohet.