Imam Salih bin Fezan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Gjitha hamdet i përkasin Allahut, selamet dhe salavatet qofshin mbi profetin Muhammed. Së pari e falënderojmë Allahun -subhanehu ue te ala- për mirësitë e Tij të dukshme dhe të fshehura. Pastaj e falënderojmë vendin tonë të çmuar e të dashur për atë që i ofroi muslimanëve nga shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe mjeteve juridike, dhe për marrjen e masave paraprake me lejen e Allahut. Dhe kjo është nga mirësia e Allahut ndaj nesh dhe ndaj gjithë njerëzve por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës. E falënderojmë Allahun -subhanehu ue te ala- për këtë lehtësim dhe këto burime që Ai na ka mundësuar, të cilat janë shkaqe të bekuara dhe janë të dobishme për arritjen e shëndetit dhe mirëqenies nga Allahu -subhanehu ue te ala-. Dhe vërtetë të gjitha këto janë shkaqe, ndërsa vetë shëndeti vjen nga Allahu -subhanehu ue te ala-. Allahu sjell dobi përmes këtyre shkaqeve. Shpresojmë që Allahu të sjell dobi përmes këtyre shkaqeve dhe që Ai t’i sjellë dobi qeverisë tonë të udhëzuar për atë që kanë bërë nga këto gjëra të cilat janë të dobishme për të rinjtë dhe për ata që janë nevojtar dhe për të gjithë njerëzit. Pra, këto janë përpjekje të mëdha, të duhura dhe meritojnë falënderim. E lusim Allahun që t’ia shtojë burimet e tyre, t’ia shtojë suksesin dhe ndihmën. Dhe që Ai të sjell dobi me atë që ata përpiqen të bëjnë nga shkaqet e mira. Dhe nuk ka dyshim se Allahu ka urdhëruar veprimin e shkaqeve, por nuk duhet mbështetur tek shkaqet, por duhet mbështetur tek Allahu -subhanehu ue te ala-. E lusim Allahun për sukses, udhëzim dhe ndihmë, dhe që Ai t’i ndihmojë të gjithë me ndihmën, udhëzimin dhe bujarinë e Tij. Selamet dhe salavatet qofshin mbi Muhammedin, mbi familjen e tij, dhe mbi të gjithë sahabët e tij.