Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Figurat nga balta

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 206

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi mbi bërjen figurave nga balte?

Përgjigje: Çdo kush që formon/bën një gjë me të cilën sfidohet Allahu, përfshihet nga hadithi:

 “Dënimin më të ashpër në ditën e gjykimit do ta kenë ata që bëjnë figura.”

Por nëse është si thoni ju, dhe se figurat janë të paqarta në kuptimin që atyre ju mungojnë sytë, hunda, goja e gishtat, ato nuk konsiderohen të jenë imazhe të përsosura, dhe për këtë arsye ato nuk konsiderohen sfiduese ndaj Allahut (azze ue xhel) në krijimin e Tij.

Shpërndaje: