Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Filmat kushtuar personaliteteve islame gjatë Ramazanit

Imam Salih el-Feuzan bin Feuzan 

Data e fetvas: 11/8-1433 ose 1/7-2012
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=130804

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Na kanë ardhur shumë pyetje që ju pyesin i nderuari Shejkh, në lidhje me filmat që i kushtohen personaliteteve të ndryshme islame, të cilat filma shfaqen gjatë muajit të Ramazanit.

Përgjigje: Ramazani është muaji i adhurimit dhe punëve të mira. Mirëpo, njerëzit e këqij marrin kontrollin e shfaqen përpara të tjerëve, duke u munduar që njerëzit të mos i lënë të merren me këtë muaj. Dhe këtë e bëjnë përmes shfaqjes së serialeve, filmave, komedive e garave të ndryshme, në mënyrë që njerëzit të merren me gjëra të tjera e jo me ibadet.

Largohuni nga të tilla gjëra dhe paralajmëroni të tjerët për to, sepse ata duan që njerëzit të mos i lënë të merren me Ramazanin me ndihmën e këtyre argëtimeve.

Qysh në parim, filmat nuk janë prej veprave të myslimanëve. Filmi është sjellë tek ne nga tradita e kufarëve.

E kur filmat u kushtohen dijetarëve e sahabëve, kjo është edhe më keq. Gjëra të tilla nuk janë të lejuara, ngase kjo është poshtërim ndaj dijetarëve e sahabëve, prandaj janë edhe të ndaluara.

Shpërndaje: