Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Filxhani nuk mund të japë ndonjë mesazh

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Fet’hul Mexhid (68), min: 1:05:05

Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20majid-27-1-1439-01.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kohët e fundit është shfaqur një aplikacion që bënë fall permes filxhanave…

Përgjigje: Kjo nuk lejohet. Nuk lejohet falli përmes filxhanave. Kjo është një mënyrë e pretendimit se ka dije në lidhje me gajbin (të fshehurën). Nuk lejohet të praktikohet kjo. Kjo duhet të dënohet. Filxhani nuk mund të japë ndonjë mesazh pozitiv apo negativ ose ndonjë gjë tjetër në lidhje me gajbin. Bërja fall nëpërmjet filxhanave dhe shuplakave të dorës janë vetëm mite të pabazuara.

Shpërndaje: