Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fitnet e shumta janë shenjë prej shenjave të Kiametit

Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Në këto kohë shohim se janë shtuar fitnet/sprovat, fatkeqësitë dhe zilia ndërmjet njerëzve! A janë këto prej shenjave që do të ndodhë Kiameti?”

Përgjigje: ”Nuk ka dyshim se, fitnet/sprovat e shumta janë prej shenjave të Kiametit –dhe Nuk ka asnjë forcë apo fuqi tjetër pos Allahut-.

Prandaj, është obligim i çdo muslimani që të qëndroj larg fitneve, që në rast se ndodhin të mos jenë pjesëmarrës në to. Përkundrazi, duhet të qëndrojnë larg tyre dhe të merren me adhurim ndaj Allahut. Adhurimi i Allahut në kohët e trazirave dhe fitneve, siç veproi i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) kur emigroi në Medine, gjë e cila përshkruhet në hadithet autentike.

Besimtari duhet të merret me adhurim ndaj Allahut, dhe të lë anash futjen dhe pjesëmarrjen në fitne. Kur Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tregoi Hudhejfes (radij Allahu anhu) në lidhje me fitnet që do të ndodhin dhe në lidhje me thirrësit në to, tha se ata janë thirrës në dyert e Xhehenemit. Dhe kështu, Hudhejfeja i tha: ”Atëherë, çfarë më këshillon në rast se e arrij këtë kohë o i Dërguar i Allahut?” Ai tha:

أن تَلْزَمَ جَمَاعَةَ الْمُسْلِمِينَ وَإِمَامَهُمْ

”Që të kapesh për xhematin e muslimanëve dhe udhëheqësin e tyre.”

Kjo është arsyeja më e madhe që e mbron muslimanin nga fitnet, pra, që ai të jetë pjesë e xhematit të muslimanëve dhe t’i bindet urdhrave të udhëheqësit të tyre. Pastaj, sahabiu vazhdoi duke thënë: ”O i Dërguar i Allahut, e në rast se nuk ka xhemat të bashkuar dhe as udhëheqës, atëherë çfarë të veprojmë?” i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ia ktheu:

فَاعْتَزِلْ تِلْكَ الْفِرَقَ كُلَّهَا، وَلَوْ أَنْ تَعَضَّ على أَصْلِ شَجَرَةٍ حَتَّى يأتيك الْمَوْتُ وَأَنْتَ عَلَى ذَلِكَ

”Largohu nga të gjitha grupet, qoftë edhe nëse të duhet të ngjitesh në trungun e ndonjë peme dhe të qëndrosh aty derisa të vije vdekja”!”

Shpërndaje: