Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fitorja vie pas durimit

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilah Huda uen-Nur (167-168, 173, 199)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

”Jashtëzakonisht shumë shqiptarë u larguan nga Jugosllavia shtypëse për në Siri.”

”Hala pa filluar ti urdhërosh shqiptarët që të ndjekin Sunnetin ata vetëm se kanë filluar luftën kundër teje. Nëse arabët e kundërshtojnë Sunnetin, çfarë të themi për shqiptarët.”

”Babai im i përkiste fukahave Hanefi. Ai ishte i fortë në fikh dhe i ashpër në fanatizmin e tij.”

”Dallimi i parë që ndodhi midis meje dhe familjes time dhe të gjithë shqiptarëve të tjerë, ishte se unë fillova ti ngris duart e mia në namaz. Ky ishte hapi i parë.”

”Babai im më mësoi profesionin si orëndreqës. Kështu unë furnizohesha dhe pastaj u martova dhe ndërtova shtëpinë time.”

”Dyqani im ishte gjysmë dyqan dhe gjysmë bibliotekë. Unë nuk mendoj se egziston një dyqan i tillë kudo në botë.”

”Unë isha rreth 20 vjeç kur babai im më dëboi nga shtëpia sepse unë nuk e pasoja methhebin Hanefi. Unë u martova, e bëra dasmen dhe më lindën fëmijë, por pa pranin e babait tim.”

”Kur babai im e kuptoi se daveti im përbëhej nga më shumë mirësi sesa të këqija, ai filloi të ndryshojë mendjen e tij dhe ti afrohej dyqanit tim pa guxuar të hyjë në të.”

”Babai im ishte i kënaqur me mua kur ai vdiq. Kah fundi i jetës së tij ai më tha: ”Unë kam përfituar nga ti.”

”Së fundi kemi kontaktuar përsëri. Unë isha i pranishëm gjatë sëmundjes dhe vdekjes së tij. Pastaj unë u kujdesa për procesin e xhenazes së tij dhe e varrosa atë sipas Sunnetit.”

”Myftiu i Sirisë kërkoi që unë të dëbohem në shkretëtirë në veri-lindje të Siris. Ministri i mbrendshëm më tha se ai e di atë që ajo në të cilën po thërras unë është e vërtetë dhe se detyra e tij e vetme është për të ruajtur sigurinë e vendit.”

Me 3 Safar 1399 unë gati rashë viktimë e snajperistëve në Bejrut. Makina ime u godit nga tre plumba ndërsa unë dhe familja ime shpëtuam pa u dëmtuar.” (Ghajatul-Maram 13).

Shpërndaje: