Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fjala e Ibn Abasit “Kufër dune Kufër” (Kufër i vogël) nuk vlenë për pushtetarët e sodit!

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i

Burimi: Fadha’ih ue Nasa’ih, fq. 159-160

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Lidhur me thënien e Ibn Abasit:

“Kufër duna kufër (Mosbesim i vogël).”

El-Ahdal thotë se kjo zbatohet vetëm mbi udhëheqësit e Benu Umejjeh. A është e vërtetë kjo?”

Përgjigje: ”Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Ka dy gjëra në mesin e njerëzve që janë mosbesim; fyerja në baza familjare dhe vajtimi mbi të vdekurit.”

A e nxerr ky mosbesim njeriun prej fesë apo është mosbesimi i vogël?

Imam Buhari e përmend kuptimin e shprehjes “Kufër dune Kufër” në “Sahihun e tij” dhe argumenton me hadithin:
“Ato janë mosmirënjohës ( يكفرن ) ndaj bashkëshortëve.”
Pra, është Sheriati i cili ka bërë të qartë se ky është një mosbesim i vogël, ”Kufër dune Kufër”.

Unë dua që ata ta zbulojë këtë njeri dhe shokët e tij. Ata udhëtojnë për në Arabinë Saudite për hirë të parave. Kur ata kthehen në vendet e tyre u bëjnë shpifje dijetarëve. Shembull, Ikhuanu Musliminët shkruajtën në gazetën e tyre:

“Feja në Nexhd është e thatë.”

Ne kemi për qëllim kur ata thonë këtë. Nëse ata me të vërtetë janë guximtarë le ta përhapin këtë publikisht. Elhamdulilah, ka dallim mes një burri të vogël injorantë dhe një burri sikurse Shejkh Ibn Bazi. Ai e di se konfliktet me qeverinë nuk sjellin fare dobi. Madje gjendja mund të keqësohet edhe më shumë. Ai shkon me ta dhe i këshillon aq sa ka mundësi. Allahu e ruajttë! Dhe në qoftë se ai nuk mundet, atëherë ka justifikim tek Allahu Azze ue Xhel.

Shpërndaje: