Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fjala e qënderueshme

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (vdiq. 774)

Burimi: Tefsir el-Kur’an el-Adhim (2/697)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:

يُثَبِّتُ اللّهُ الَّذِينَ آمَنُواْ بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الآخِرَةِ

”Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër.” 1

Abdurr-Rrazaku transmetoi nga Ma´mar, nga Ibn Tavusi, nga babai i tij i cili tha:

يُثَبِّتُ اللّهُ الَّذِينَ آمَنُواْ بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا

”Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër.”

Dmth me fjalën ”La ilahe IlAllah”:

وَفِي الآخِرَةِ

”… edhe në botën tjetër.”

Dmth në lidhje me sprovën në varr.”

Katade ka thënë:

”Në lidhje me këtë jetë, kështu që Allahu do ti forcojë besimtarët me mirësi dhe me veprime të mira. Dhe lidhur me fjalët e Allahut:

وَفِي الآخِرَةِ

”… edhe në botën tjetër.”

Kjo ka të bëjë me varrin. ”

Kështu është transmetuar nga disa prej Selefëve.


1 Ibrahim 14:27

Shpërndaje: