Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë është gjykimi për fjetjen pas namazit të sabahut? A e bënë kjo zemrën e ngurtë dhe a konsiderohet kjo si diçka e urryer?
Përgjigje: Nuk ka asnjë dëm në fjetjen pas namazit të sabahut dhe nuk dimë se ka ndonjë të keqe këtu. Është përhapur tek njerëzit, se kjo nuk është e mirë, por për këtë nuk ka asnjë argument. Pra, fjetja pas sabahut nuk është e urryer. Dhe fjetja pas namazit të ikindisë, kjo gjithashtu nuk është e dëmshme.
Por, është mirë që pas namazit të sabahut të qëndrojmë në xhami dhe të lexojmë Kur’an, t’i lutemi Allahut për falje, ta lavdërojmë Atë etj. derisa dielli të lind, kjo është më e mirë. Kjo është ajo ç’farë profeti ﷺ veproi, dhe kush e lë këtë, nuk ka asnjë të keqe. Ai që shkon dhe ndjekë nevojat e tij, ose flenë etj., pra nuk ka asnjë të keqe në veprim të tillë.