Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fle gjatë orarit të punës  

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhm-ul-Fataua (19/171-172)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një punonjës i kompanisë fle disa herë gjatë orarit të punës. A e anulon kjo agjërimin?

Përgjigje: Agjërimi i tij nuk anulohet. Mungesa e punës nuk ka lidhje me agjërimin. Megjithatë, punonjësi duhet të kujdeset për punën për të cilën paguhet. Pra ai duhet të bëjë një punë që pastron ndërgjegjen e tij, ashtu siç kërkon vetë rrogën e tij të plotë.

Megjithatë, shpërblimi i agjërimit është i reduktuar  për shkak të veprimit të tij të ndaluar kur fle gjatë orarit të punës.

Shpërndaje: