Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (24)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighastah-01-05-1435-01.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Ibn-ul-Kajim (rahimehullah) ka thënë:
”Llogarije e dytë është që të llogaris vetveten pas veprës. Kjo përbëhet nga tre lloje:
3 – Të llogaris veten për çdo vepër të lejuar apo të zakonshme. Pse e bëre atë? A kishe për qëllim Allahun dhe jetën tjetër? Nëse veprohet kështu kjo është e dobishme. A kishe për qëllim këtë jetë dhe shpërblimet e saj? Në këtë rast, ti humbet shpërblimin e mëparshëm.”1
Adetet (zakonet) mund të bëhen ibadete. Ai që fle herët në mënyrë që të ketë mundësi të zgjohet dhe të falë Texhedudin dhe Vitrin dhe Sabahun në xhami2, gjumi i tij shndërrohet në ibadet. Gjumi! Ti bën ibadet ndërsa je në gjumë! Sepse ky është qëllimi yt. Ti dëshiron të jeshë i fortë për të adhuruar Allahun Azze ue Xhel.
E njëjta gjë vlen edhe për gjumin e agjëruesit për të përballuar agjërimin. Edhe ky gjumë është adhurim. Ai shpërblehet për të. Ai shpërblehet për gjumin e tij! Sepse qëllimi i tij me këtë gjumë është të fitojë fuqi që të jetë në gjendje që të adhurojë Allahun. Zakonet (adetet) mund të bëhen ibadete nëse njeriu ka qëllim të mirë dhe ka për qëllim veprat e mira me to.
________________________________
1 Ighathat-ul-Lahfan (1/62).
2 Falja e namazit në xhami nuk është obligim për gratë