Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: http://youtu.be/u8AlX5R5jJM
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ai i cili thotë se është e mundur të mësohet Akideja-Besimi për disa minuta, atë e pyesim në vijim. Çfarë është ai besim të cilin mund ta mësojë një mysliman për disa minuta? A mendon ai një besim të përgjithshëm apo një besim specifik? Nëse mendon një besim të përgjithshëm, atëherë ajo është e vërtet ku ajo mes tjerash ceket në hadithin e besimit, hadithi i Xhibrilit (alejhi-selam).
Nëse ai mendon në akiden specifike, atëherë i themi atij;
1 – A po mendon për arabët apo për joarabët?
Nëse mendon për arabët atëherë ky ështe gabimi juaj i parë. Islami nuk është dërguar vetëm tek arabët por tek gjithë njerëzit.
2 – A mendon ti për arabët e pastër të cilët e kuptojnë gjuhën e Kur´anit pa e mësuar atë?
Nëse thotë ”Po”, ne i themi atij;
”Ti je injorant”.
Arabët janë përzier me joarabët kështu që nuk kanë mundësinë të kuptojnë Kuranin pa studiuar gjuhën dhe të ngjashme. Dijetafi i cili do ti´a mësojë akiden njerëzve e cila është cekur në Kuran dhe në Sunnet; a jeton ai në një ambient i cili të kujton për ambientin e parë të Selefëve i cili përfaqësohej nga Profeti -صلى الله عليه وسلم- dhe sahabët e tij apo jeton në një ambient me mendime të ndryshme dhe karaktere të prishura?
Unë mendoj se ai do të thotë se dijetari i cekur jeton në ambientin e fundit që cekëm. Kështu që personi i cili thotë se është e mundur që të mësohet akideja në një mënyrë specifike për disa minuta.
”Ai jeton në një botë imagjinare”.