Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Flitju njerëzve për atë që ata e dinë

Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz

Burimi: Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 127-129

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Bukhari transmeton në Sahihun e tij nga Aliu radijAllahu anhu i cili ka thënë:

”Flitju njerëzve për atë që ata e dinë. A dëshironi që ata të përgënjeshtrojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij salAllahu alejhi ue selem?”

Një person i cili qorton dhe i këshillon njerëzit e tjerë, duhet të përdorë një gjuhë që ata e njohin dhe mënyrën qa që ata e kuptojnë, në mënyrë që mund të bëjë dobi dhe të përfitojnë. Të gjithë njerëzit e kanë mënyrën e tyre. Në qoftë se u flet njerëzve në një mënyrë që është e panjohur për ta, ekziston rreziku që ata të keqkuptojnë. Nuk ka rëndësi nëse tema ka të bëjë në lidhje me emrat dhe cilësitë e Allahut apo me dispozitat. Nuk ka rëndësi në qoftë se ti flet arabisht, anglisht, urdu ose ndonjë gjuhë tjetër. Vetë arabët kuptojnë ndryshe. Folu gjithë njerëzve në një mënyrë të tillë që ata e kanë zakon në mënyrë që ata të kuptojnë se çfarë je duke thënë, në mënyrë që ata të mos e përgënjeshtrojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij salAllahu alejhi ue selem.

Shpërndaje: