Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Foleja e grezës ISIS

Shejkh Salih bin Abdil-Aziz Alush-Shejkh

Burimi: http://www.af.org.sa/ar/node/3717

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ministri për çështjet Islamike Shejkh Salih Alush-Shejkh filloi duke shpjeguar se ISIS është një prodhim i shërbimeve sekrete që i shërbenë shummë pushteteve duke përfshirë Iranin dhe Sirinë sikurse ajo i shërbeu më parë Nuri el-Malikit isht kryeministrin e Irakut. Ai madje përmendi se ideja e zhvllimit të kësaj organizate është e afërt me teorinë ”foleja e grezës” në të cilën thirri një lider sionist në Izrael për shtatë vjet më parë.

Shejkhu u përpoq që ti’a shpjegojë idenë e shfaqjes së ISISit dhjetëra thirrësave të ri. Kur një prej tyre pyeti për zanafillën e grupit, ku Shejkhu u përgjigj se ISIS është një degë e al-Kaidës dhe se betimi i tyre themelor i besnikërisë ishte ndaj udhëheqësit të al-Kaidës Usameh bin Ladenit dhe pastaj Ajman edh-Dhauahirit. Pastaj ua premtuan besatimin Ebu Bekr el-Bagdadit pasi që ai vetë kishte qenë nën udhëheqjen e Ebu Mus’ab ez-Zarkauit në Irak.

Ministri saudit përsëriti dekrlaratat e një udhëheqësi izraelit i cili nxiti shprehimisht në vitin 2009 inteligjencën izraelite dhe inteligjencat e vendeve aleate në mbarë botën për të hedhur themelet e strategjisë ”foleja e grezës” ideja e të cilit ishte për të mbledhur të gjithë ekstremistët e botës në një lokacion gjeografik, që është rasti me ISIS;in. Grupi është i pajisur me forcë, asistencë, organizim cilësor, armë moderne, filma të teknologjisë së lartë propagandistike, si dhe dhjetëra e mijëra luftëtar të cilët kanë udhëtuar për atje.

Shpërndaje: