Forma e namazit të bajramit sipas sunnetit
Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fetaua Erkanul-Islam, fq. 398
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si është forma e namazit të bajramit?
Përgjigje: Imami duhet të marrë pjesë në namaz dhe tu prijë njerëzve në të. Namazi duhet të jetë në dy rekate.
Në rekatin e parë ai fillon me tekbirin-fillestar dhe e pason atë me gjashtë tekbire të tjera. Pastaj ai lexon suren “el-Fatihah”. Pastaj ai lexon suren “Kaf”.
Pastaj e fal namazin si zakonisht. Kur të jetë ngritur në rekatin e dytë, ai bën edhe pesë tekbire të tjera. Pastaj lexon suren “el-Fatihah” dhe suren “El-Kamer”.
Profeti ﷺ lexonte këto dy sure në namazin e bajramit. Pos kësaj, mund të lexohen suret “el-A’la” dhe “el-Ghashijeh”. Dije se namazi i xhumasë dhe i bajramit bashkohen mbi dy suret dhe ndahen tek dy sure. Ato bashkohen tek suret “el-A’la” dhe “el-Ghashijeh” dhe ndahen tek surja “Kehf” dhe “el-Kamer” në namazin e bajramit, dhe “el-Xhumu’ah” dhe “el-Munafikun” në namazin e xhumasë.
Imami duhet të ringjallë këto sunnete duke lexuar këto sure në mënyrë që njerëzit ta dinë këtë sunnet dhe që të mos i refuzojnë ato në rast se do lexoheshin. Pastaj ai mban hutben. Në hutben e tij, ai duhet të veçoj diçka për gratë, t’i urdhërojë ato me atë që duhet të bëjnë dhe t’i paralajmëroj ato nga ajo që duhet të shmangen. Kështu vepronte profeti ﷺ.
- april 28, 2016
- Comments are off