“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Forma e tekbireve gjatë ditëve të teshrikut

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Fetvaja nr: 6043\1

Kryetar i komisionit: Imam Abdul-Aziz bin Abdallah bin Baz
Zëvendëskryetar: Alameh Abdurr-Rrazak Afifi
Anëtar: Alameh Abdullah bin Ku’ud

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Allahu i Lartësuar ka urdhëruar përgjithësisht që të bëhet dhikër gjatë ditëve të teshrikut. Cila është forma e këtij dhikri dhe sa herë duhet thënë atë?

Përgjigje: Allahu i Lartësuar ka urdhëruar përgjithësisht që të bëhet dhikër gjatë ditëve të teshrikut. Thotë Allahu në Kuran:

وَاذْكُرُوا اللَّهَ فِي أَيَّامٍ مَعْدُودَاتٍ

”Dhe madhëroni Allahun në (tre) ditët e caktuara (të teshrikut).” 2:203

Ndërsa në Kuran dhe sunnet nuk ka diçka specifike që tregon se sa herë duhet thënë, apo se duhet thënë pas namazeve farz në ditët e teshrikut. Nga më e sakta që është transmetuar për formën e këtyre tekbireve gjendet tek hadithi të cilin e transmeton Abdurr-Rrazaku në Musnedin e tij, me zinxhir autentik nga Selman el-Farisij -radijAllahu-, se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

الله أكبر، الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر، الله أكبر، ولله الحمد

”Allahu Ekber,

Allahu Ekber,

Allahu Ekber,

La ilahe ilAllah,

Allahu Ekber,

Allahu Ekber,

Ue lil-Lahil Hamd.“

”Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi.

Askush nuk meriton të adhurohet përveç Allahut.

Allahu është më i madhi، Allahu është më i Madhi dhe vetëm Atij i takon hamdi.”

Kjo është transmetuar edhe nga Umeri dhe Ibn Mesudi -radijAllahu anhuma-.

Është transmetuar që është thënë vetëm nga dy herë fjala Allahu Ekber në fillim.

Tek Allahu është i gjithë suksesi. Salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij!


Ditët e teshrikut janë: dita 11, 12, 13 të muajit Dhul-Hixheh, që do të thotë 3 ditët pas Kurban Bajramit.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram