Imam Ibn Kudameh el-Makdisi (v. 620)
El-Kafi (3/141-143)
El-Mektab el-Islami, 1408/1988
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Khul (kur gruaja kërkon që burri ta bëjë divorc atë) përbëhet nga tre forma:
1 – Khuli i lejuar. Kjo do të thotë se gruaja e urren burrin e saj dhe frikësohet që ajo nuk do të përmbushë të drejtat e tij dhe se nuk do t’i përmbahet kufijve të Allahut në bindje ndaj burrit.
Ai -te ala- ka thënë:
”Pra nëse të dy frikësohen se nuk do të mund t’u përmbahen kufijve të Allahut, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit (për t’u ndarë nga ai).” El-Bekare, 2:229
Gruaja e Thabit bin Kajsit erdhi tek profeti dhe i tha: ”O i dërguari i Allahut, unë nuk kam vërejtje në moralin apo në fenë e Thabitit, por e urrej kthimin në kufër pas besimit, (do të thotë se bashkëjetesa me të më bënë të tejkaloj kufijtë e Islamit).”
I dërguari i Allahut ﷺ i tha: “A do t’ia kthesh kopshtin e tij (që Thabi ia kishte dhuruar si mehër)?”
Ajo tha: “Po.”
I dërguari i Allahut ﷺ i tha Thabitit: “Merre kopshtin dhe bëje divorc atë.”
Transmeton Bukhari (5273) dhe Nesai (3463).
Pos kësaj ajo ishte në nevojë që të ndahej prej tij dhe këtë mund ta arrinte vetëm me kompensim.
2 – Kuhli i urryer. Kjo do të thotë khul pa ndonjë arsye, kur bashkëjetesa ndërmjet bashkëshortëve është e mirë. Kolegët tanë e konsiderojnë këtë të jetë të urryer.
Allahu -te ala- ka thënë:
”Dhe jepuni me gjithë zemër grave tuaja dhuratën e kurorëzimit e, nëse ato u falin me dëshirën e vet diçka prej atyre dhuratave, pranojeni atë pa frikë dhe me kënaqësi.” En-Nisa, 4:4
Ndërsa sipas fjalës së Ahmedit mund të kuptojmë se kjo është e ndaluar dhe e pavlefshme. Ai tha:
Khul është sikurse hadithi i Sahlas, ajo e urrente burrin e saj dhe ia ktheu dhuratën e martesës (mehrin). Ky është Khul.
Dëshmia për këtë janë fjalët e Allahut -te ala-:
”Burrave nuk u lejohet të marrin gjë nga ajo që iu kanë dhënë atyre, vetëm nëse të dyja palët frikësohen se nuk do t’i zbatojnë kufijtë e Allahut.” 2:229
Theuban ka treguar se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Gruaja që i kërkon divorcin burrit të saj pa ndonjë arsye1, i është ndaluar aroma e xhenetit.”
Transmeton Ebu Daudi (2226). Autentik sipas Albanit në “Sahih Sunen Ebi Daud (2226)”.
3 – Khuli i ndaluar. Kjo do të thotë se bashkëshorti me veprimet e tij të padrejta e privon gruan nga të drejtat e saj në mënyrë që ajo të kërkojë shkurorëzim për t’ia kthyer dhuratën e martesës. Kjo është e ndaluar.
Allahu -te ala- ka thënë:
”Mos i trajtoni ato ashpër me qëllimin që t’u merrni një pjesë të dhuratës martesore që u keni dhënë.” En-Nisa, 4:19
Ai nuk e meriton të marrë këtë kompensim nëse ai e lëshon atë në këtë gjendje dhe merr kompensim, sepse ajo ka qenë e detyruar padrejtësisht që t’ia kthej atë. Prandaj ai nuk e meriton mehrin e saj.
1 Imam el-Adhimabadi -rahimehullah- ka thënë në Aun-ul-Ma’bud Sherh Sunen Ebi Dauud 6/220:
Do të thotë pa asnjë vështirësi që e detyron atë që të kërkojë divorcin.