Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fotografimi me mace

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhammed bin Abdil-Uehab (27)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Është përhapur tek disa njerëz fotografimi me mace, është bërë si modë në mesin e disa njerëzve për të fotografuar veten me macet duke u ngjasuar perëndimit, cili është gjykimi i këtij veprimi?

Feuzan: Çka?

Pyetje: Është përhapur tek disa njerëz fotografimi me mace…

Feuzan: Me çka?

Pyetësi: Me mace.

Feuzan: Si fotografohet njeriu me mace? Fotografimi është i ndaluar. Unë nuk e kuptoj se cili është qëllimi me macet.

Pyetje: Është bërë modë për t’u fotografuar me mace.

Feuzan: Si?

Pyetësi: Të fotografuarit me mace është bërë modë.

Feuzan: Ma shpjego se çka është moda. Fotografimi nuk është i lejuar përderisa nuk është i domosdoshëm. Fotografimi lejohet vetëm në raste të domosdoshme. As me macet, as me qentë, as me ujqit apo me diçka tjetër.

Shpërndaje: