Alameh Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: Aun-ul-Ahad es-Samed Sherh el-Adab el-Mufrad (1/137)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Bukhari ka thënë:
112 – Muhammed bin Kethir na tregoi: Sufjani na tregoi, nga Abdul-Malik bin Ebi Beshiri, nga Abdullah bin el-Musauir: E dëgjova Ibn Abbasi i tregoi Ibn-uz-Zubejrit: E dëgjova profetin ﷺ duke thënë:
“Ai që është i ngopur ndërsa fqinji i tij është i uritur nuk është besimtar.” 1
Shpjegimi
Hadithi dëshmon se ai që është i ngopur ndërsa fqinji i tij është i uritur nuk ka besim të plotë. Kjo do të thotë se besimtari me besim të plotë kujdeset për fqinjin e tij në nevojë. Nuk shkon që ai të ha dhe pi ndërsa fqinji i tij nuk ka asgjë për të ngrënë. Mungesa e dhembshurisë nuk është e përputhshme me karakteret e mira të besimtarit. Prandaj profeti ﷺ ia mohoi besimin e plotë një personi të tillë. Besimtari me besim të plotë e nderon fqinjin e tij sa më mirë që mundet, dhe mbi të gjitha në kohë nevoje dhe mungese të ushqimit dhe pijeve.
1 Autentik.