Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Franca në fakt po e lufton Islamin

Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Do të gjeni në këtë kohë se këto vende janë nga më të ashprat në luftën e tyre kundër Islamit. Ju mund t’i shihni ata tani se si po tallen me zotërinë e të gjitha krijesave, selamet dhe salauatet e Allahut qofshin mbi të, të dërguarin e Allahut . Ju e shihni se si ata po përpiqen ta fyejnë atë dhe të bëjnë karikatura të tij me anë të të cilave kanë për qëllim talljen dhe përqeshjene tij, selamet dhe salauatet e Allahut qofshin mbi të. Allahu e ka pastruar atë dhe ai është larg prej atyre gjërave që këta njerëz të prishur thonë për të, selamet dhe salauatet e Allahut qofshin mbi të.

Ata po bëjnë luftë kundër tij dhe fatkeqësisht do të gjesh se prej atyre që i mbështesin ata në këtë gjë, janë dhe ata muslimanë me besim të dobët dhe të cilët nuk kanë largpamësi, do të gjesh prej këtyre dhe prej fëmijëve të tyre dhe që i përkatësohen Islamit. Ju do t’i gjeni këta duke i qortuar njerëzit e Islamit dhe duke mbështetur francezët/evropianët, el-Ifrinxha, el-Frinxhja, el-Franka, el-Fransa dhe të ngjashmit me ta.

Nga ai vend, filluan kryqëzatat kundër umetit Islam. Lexoni historinë, o të dashurit e mi. Do të gjeni se ata janë njerëz me armiqësi të madhe ndaj njerëzve të Islamit që nga kohërat e vjetra. Ne e lusim Allahun për siguri dhe mirëqenie.

Çështja është se ata të cilët i kanë imituar francezët tani po pretendojnë atë që po pretendojnë dhe po i pasojnë francezët në çdo gjë. Ju do të gjeni për shembull se nëse francezët ose vende të tjera prej vendeve të kufrit, ngrihen dhe bërtasin, edhe ata muslimanë që i pasojnë, ngrihen dhe bërtasin në emër të luftës kundër terrorizmit dhe në realitet ata nuk po bëjnë luftë kundër terrorizmit, përkundrazi ata po bëjnë luftë kundër Islamit.

Ne nuk e miratojmë qëndrimin e pasaktë dhe të kotë, por në të njëjtën kohë është obligim për ne që të mos harrojmë abuzimin dhe fyerjen (ndaj profetit) nga ata të prishur. Ata janë kufarë të prishur. Nuk duhet të harrojmë abuzimin dhe fyerjen e tyre ndaj Islamit dhe ndaj Allahut (xhele ue ala) duke e shfaqur  dukshëm mosbesimin e tyre dhe duke bërë luftë kundër fesë së Tij (subhanehu ue te ala), kundër profetëve të Allahut dhe të dërguarve të Tij -selamet dhe salauatet e Allahut qofshin mbi të gjithë ata- dhe duke bërë luftë kundër zotërisë së profetëve dhe të dërguarve, të dërguarit tonë Muhammedit , duke e tallur dhe duke e nënçmuar haptazi atë nëpërmjet këtyre karikaturave. 

Ne i kërkojmë Allahut siguri dhe mirëqenie që të mos jemi prej atyre që i pasojmë ata, apo që i mbështesim ata, apo që i ndihmojmë ata, apo që të jemi të kënaqur me ta, apo që të heshtim ndaj kësaj të kote që ata po bëjnë me profetin tonë

Është e detyrë për muslimanët të kenë kujdes dhe ta dinë se ata në të vërtetë janë armiq të Islamit. Ai që është armik i hershëm për muslimanët, nuk mundet që ai ta dojë Islamin, të dojë të jetë një këshillues i sinqertë për njerëzit e Islamit apo të jetë prej atyre që ua dëshiron të mirën njerëzve të Islamit! Të gjithë ju tani mund ta shihni se si Franca po bën luftë kundër Islamit të saktë. Ju mund të shihni se si ata po bëjnë luftë kundër muslimanëve dhe si e kanë përgjithësuar luftën e tyre kundër muslimanëve. Allahut i kërkojmë siguri dhe mirëqenie.

Në të njëjtën kohë, ju gjithashtu shihni ata, feja e të cilëve është dobësuar në zemrat e tyre, se si vrapojnë dhe shkojnë në Francë. Disa prej tyre fatkeqësisht janë nga vendet arabe muslimane. Ky musliman që vrapon për në Francë, ka një mentalitet prej pesimisti dhe e konsideron vendin Islam dhe vendin arab si të pavlerë dhe atij i pëlqen t’i përkatësohet Francës.

Urime (i thuhet atij me ironi)! Shko tek ata! Muslimanët, -dhe të gjitha lavdërimet i përkasin Allahut- nuk kanë nevojë për ty, ti nuk i dëmton ata aspak dhe ti nuk do ti bësh ata të jenë të mangët . Përkundrazi, ti do të dëmtosh vetëm veten tënde dhe Allahut i kërkojmë siguri dhe mirëqenie.

Shpërndaje: